Një projektligj i ri i cili është miratuar nga qeveria përpiqet të anashkalojë një tjetër ligj të parashikuar nga marrëveshja politike PD-PS për dekriminalizimin e politikës dhe administratës shqiptare.
Ministra për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj prezantoi sot disa pika të këtij projektligji që sipas saj janë në pajtim me parimet e Severinos dhe se nuk cënojnë as të drejtat e njeriut dhe as përbëjnë një shpikje sipas saj, allashqiptarçe.
Ligji përshkohet nga ndalimi për t’u kandiduar e zgjedhur kujtdo që është dënuar më parë me një vendim të formës së prerë të gjykatës.
Projekti i qeverisë parashikon edhe shumë raste të tjera të ndalimit të zgjedhjes dhe emërimit.











