• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RUBEN AVXHIU/Shqiptarët dhe debati i dytë i kandidatëve presidencialë republikanë

admin by admin
16 September, 2015
in Global Image
0
RUBEN AVXHIU/Shqiptarët dhe debati i dytë i kandidatëve presidencialë republikanë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët kanë arsye ta ndjekin debatin e dytë mes kandidatëve presidencialë republikanë. Një pjesë e tij do t’i kushtohet politikës së jashtme dhe kjo ka rëndësi për të gjithë botën, jo vetëm për ne.

Njëri nga 11 debatuesit e sontshëm mund të jetë duke filluar nga 2017 njeriu më i fuqishëm i botës. Nisur nga zhvillimet e viteve të fundit, kjo është një botë në trazim të thellë që ka nevojë për ndërhyrje të forta për ta qetësuar.

Por a kanë më nerva, dëshirë dhe interes amerikanët që të ndërhyjnë si forca më e fuqishme ushtarake dhe ekonomike e botës? Dyshohet që jo. Nga ana tjetër, pjesa më e madhe botës e ka të vështirë ta mbledhë mendjen se çfarë dëshiron vërtet ta shohë Amerikën duke bërë. Nëse nuk ndërhyn ushtarakisht e akuzojnë për indiferencë e bashkëfajësi. Nëse ndërhyn e akuzojnë për imperializëm dhe shantazh ndaj më të vegjëlve.

Kandidatët që do të përplasen sot variojnë nga të tillë si Rand Paul që mendon se SHBA duhet të shohë punët e veta dhe të mos merret më me botën e deri te ata si Jeb Bush, Lindsay Graham dhe Marco Rubio që mendojnë se Amerika e ka për detyrë të mbivendosë paqen dhe stabilitetin në botë.

Kandidatë të tjerë duan të shohin më shumë vendet e tjera të gjejnë zgjidhje për rajonet ku jetojnë për të mos thirrur vazhdimisht Amerikën për ndihmë. Kandidatë si Donald Trump që udhëheq garën deri tani, sipas anketimeve, ndërsa shprehu mbështetje për Ukrainën tha se SHBA nuk do të ndërhynte për të bërë punën e vështirë që Gjermania të vazhdojë të pasurohet. Vështirë të kuptosh nganjëherë se çfarë do të bënte Trump si president mirëpo nënkuptimi i qartë është se SHBA në plan afatgjatë më shumë humbet sesa fiton nga ndërhyrjet jashtë vendit, ndërkohë që vende të fuqishme që përfitojnë në mënyrë më të drejtpërdrejtë luajnë rolin e moralistit të ndershëm. Ky vision sado me themel apo jo vret dëshirën e amerikanëe për ndërhyrje të ardhshme në botë.

Këto kanë rëndësi të gjitha për shqiptarët sepse koha që jetojmë është e tillë. Shqiptarët janë përsëri papritur në mes të dy botëve, që ngjajnë sikur po rrëzohen, pavarësisht se politika nga Kosova, në Maqedoni e Shqipëri, sillet sikur jeton në kohë normale. Bashkimi Europian është bota ku po shkojmë dhe ka hyrë në një krizë të thellë. Pas paaftësisë për të gjetur zgjidhje të lehta për krizën financiare sidomos në rastin me Greqinë, pas akrobacive diplomatike për të gjetur një gjuhë të përbashkët kundër Rusisë, tani BE po turpërohet përsëri duke mos rënë dakord as për ndarjen e një grushti refugjatësh që ende nuk ka arritur as një përqindje të vogël të përmasava katastrofike që mund të arrijë. Çfarë tregon kjo për të ardhmen e këtij blloku. A do të jetë më aty kur t’i japim fund nazeve dhe llastimeve që na e kanë kthyer në zigzag rrugën drej saj?

Edhe bota që lamë pas duket në trazim. Rusia është rikthyer në mentalitetin e perandorisë që synon të mbivendosë influencën mbi fqinjët, të destabilizojë ata që nuk arrin të bëjë me vete, të zgjidhë çështjet e saj të brendshme në kurriz të vendeve të tjera.

Mbi të gjitha modeli i saj i një udhëheqësi autoritarian që vjen në pushtet në rrugë demokratike, por nuk lëviz më që aty duke kufizuar demokracinë për të tjerët, duke pasuruar klikën e tij dhe duke vendosur udhëheqës të ngjashëm në vendet fqinje mund të gjejë interes në Lindjen ish-Komuniste. Maqedonia e Serbia kanë zgjedhur tashmë kryeministra që kanë pushtet absolut në parlamentet dhe administratat e vendit dhe po mbyin tani edhe median e lirë. A po ndodh kjo edhe në Shqipëri si akuzon opozita e sotme, apo po ndodhte dje kur në pushtet ishin Demokratët, si akuzonte opozita e djeshme. Një variant është që në Shqipëri të gjithë janë demokratë në opozitë dhe të gjithë janë abuzues në pushtet. Në vendin fqinj, Malin e Zi, një njeri si Milo Gjukanoviç ka çerekshekulli që bën ligjin.

Më poshtë, nga Turqia, më tej në Lindjen e Mesme apo në Afrikën Veriore, gjithshka është në kaos dhe tranzicion. Rajoni prodhon refugjatë e terrorizëm, ashtu si Ballkani dikur por në forma shumë më ekstreme, ashtu si ndoshta do të kishte përfurnduar edhe rajoni ynë pa ndërhyrjen e ashpër nga SHBA, NATO dhe europianët. Gjeografia, historia dhe feja i lidhin shqiptarët edhe me këto zhvillime. Sidomos nëse vende shumë më larg Lindjes së Mesme sesa ne po debatojnë ashpër çfarë po ndodh aty, sjellja jonë sikur jemi në një botë tjetër paralele është një ëndërr e rrezikshme, nga e cila mund të zgjohemi të tmerruar një ditë.

Të gjitha këto janë probleme që shkojnë shumë shumë përtej fuqive të një vendi të vetm. Për disa një koordinim masiv ndërkombëtar do të nevojitet. Nuk mund të ketë bashkëpunime të kësaj shkalle pa rolin e rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara. Nëse fitojnë republikanët në nëntorin e vitit 2016, çfarë Amerike do të kemi në veprim?

Mantra se Amerika është pro-shqiptarëve kushdo që të zgjidhet është një mënyrë sipërfaqësore e anashkalimit të çështjes. Nuk është prirja e përgjithshme që ka rëndësi por niveli i angazhimit. Një kandidat si Marco Rubio, apo Jeb Bush do të ishte më mirëkuptues ndaj zhvillimeve në Ballkan. Një politikan si Rand Paul nuk do të ishte. John Kasich dhe Scott Walker vijnë nga shtete që ngjasojnë por njohuritë e tyre për Ballkanin ndryshojnë si nata me ditën nga njëri-tjetri. Walker është më pozitiv në teori, por Kasich me origjinë slloveno-kroate ka qenë disa herë në rajon dhe nuk ka nevojë t’ia shpjegosh gjërat nga fillimi.

Zgjedhjet e ardhshme janë relativisht larg dhe Barack Obama e John Kerry janë në ngarkim të politikës së jashtme deri në fund të vitit 2016. Nga ana tjetër, Demokratët mund të fitojnë përsëri. Hillary Clinton, mbetet e padiskutueshme në vend të parë për njohje të çështjeve shqiptare dhe të Ballkanit mes njëzeteca kandidatëve në garë. Çfarë koincidence që kur Republikanët të debatojnë sonte për politikën e jashtme, ajo do të ndodhet në shtëpinë e një shqiptaro-amerikani, mes aktivistëve të komunitetit tonë.

Por nëse ndryshimet e mundshme në krye të Uashingtonit janë ende larg, debati i sotëm mbetet një rast i mirë për të parë se çfarë do të pikojë në këtë debat nga ngjarjet e botës; një moment me vlerë për t’u ndalur edhe njëherë për të menduar për botën në të cilën jetojmë e për rrugën ku kemi hyrë e ku ndodhemi.

Previous Post

Vepra më e re penale, vjedhja e kanabisit – një rrënjë kushton më shumë se një lopë

Next Post

Ironia e Nishanit: “Nuk e dëgjova Ramën, isha i zënë me punë reale”

admin

admin

Next Post
Ironia e Nishanit: “Nuk e dëgjova Ramën, isha i zënë me punë reale”

Ironia e Nishanit: “Nuk e dëgjova Ramën, isha i zënë me punë reale”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.