I ftuar në emisionin “Opinion”, Presidenti Bujar Nishani, shprehu qëndrimet e tij edhe për një sërë çështjesh të tjera …
“Situata në parlament e turpshme, që njerëz të inkriminuar të jenë pjesë e vendimmarrjes në Parlament dhe të shoqërisë shqiptare. Përgjegjësia i takon atyre qeë i kanë futur në lista”.
“Presidenti është cilësuar armik politik nga kryeministri që në ditën e tij të parë të punës. Zagani nuk është heroi im. Heroi im është Ibrahim Basha. Zagani në gjykimin tim institucional duhet të ishte dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë”.
“Nuk më është ofruar informacion për kërcënimin me vrasje të deputetit Tom Doshi”.
“Nuk kam asnjë koment për dokumentin e OSBE pasi nuk është dokument zyrtar”.
“Individë brenda institucioneve shtetërore janë investuar për të hetuar jetën private të Presidentit të Republikës”.
“Çështja e emigrantëve nuk po trajtohet seriozisht. Shkak është humbja e shpresues”.
“Ligjin e arsimit e ktheva sepse kufizon aksesin e të rinjve në arsimin e lartë”.











