Një plagosje ka ndodhur në Tiranë, ndërsa mësohet se Albi Mehmeti është 18-vjeçari që u arrestua në flagrancë pasi goditi me thikë 22-vjeçarin me iniciale R. K.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur dje në zonën e quajtur ish-Uzina Autotraktori. Ngjarja ka ndodhur për motive banale, sipas policisë.
I plagosuri 22-vjeçar, banues në Tiranë, tani ndodhet në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan prokurorisë së Tiranës për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











