Pas dy javësh merr fund ekskluziviteti i kompanië gjermane mbi fluturimet ndërkombëtare nga Shqipëria. Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaroi sot se bisedimet me kompaninë po vijojnë pozitivisht dhe se në fund të dy javëve do të arrihet një marrëveshje.
Por pavarësisht entuziazmit të Ahmetajt, zyrtarët e TIA, kompania që menaxhon aeroportin e Rinasit thanë për news 24 se ende nuk ka një përcaktim kohor për arritjen e marrëveshjes. Arlinda Causholli, zëdhënëse e TIA tha se “negociatat me qeverinë po vijojnë. Ende nuk ka një afat për mbylljen e negociatave”.











