• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti i OSBE-së: Shqipëria nuk ka dënuar elitat politike të lidhura me krimin

admin by admin
18 September, 2015
in Politika
0
Raporti i OSBE-së: Shqipëria nuk ka dënuar elitat politike të lidhura me krimin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analiza e ambasadorit Florian Raunig në Këshillin e Përhershëm: nga dekriminalizimi, te reforma në Drejtësi, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe rastet ende të munguara të arrestimeve në nivele të larta

Raporti mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri i mbajtur përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, nga ambasadori i kësaj organizate në Tiranë Florian Raunig, bën një analizë të situatës duke i ndalur veçanërisht në fushat ku OSBE-ja ka shtrirë aktivitetin e saj.
Raporti, një kopje të të cilit e siguroi Zëri i Amerikës, analizon panoramën politike, vlerëson “vullnetin e qeverisë për realizimin e reformave kyçe edhe dy vjet pas ardhjes në pushtet”, flet për çështjen e dekriminalizimit, reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit apo dhe zgjedhjet e shkuara vendore, për të cilat i referohet vlerësimit përfundimtar të vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ndërsa flet për rastet e arrestimeve të disa deputetëve të së majtës, ambasadori Raunig, duke komentuar “çështjen e dekriminalizimit të parlamentit dhe strukturave në të dy nivelet, si në qeverisjen qendrore dhe lokale”, shprehet se kjo çështje “është më e gjerë se këto raste të veçanta, ngaqë, ka pretendime të besueshme se zyrtarë të lartë (si në të kaluarën dhe në të tashmen) janë përfshirë në sjellje jo të përshtatshme për pozitat e tyre”.
Sipas raportit “kjo është një çështje që duket se do të nxisë diskutimin publik për ca kohë në të ardhmen. Sigurisht që do t’i shërbejë qeverisjes demokratike në Shqipëri nëse ky debat do të sjellë përpjekje konkrete për të paditur zyrtarë të korruptuar, përfshirë anëtarë të Parlamentit, por edhe të bëjë të mundur që zyrtarët publikë të respektojnë standardet më të larta etike”.
Dhe duke mbetur te zyrtarët publikë, ambasadori vëren se “megjithëse kanë nisur disa procedime penale ndaj funksionarëve të nivelit të mesëm, Shqipëria ende nuk ka mundur të krijojë një bilanc të ndjekjes apo dënimit të elitave politike dhe ekonomike, veçanërisht lidhur me pasurimin e paligjshëm, korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
Raporti kujton se “ndonëse në 2014 u krijua një njësi për hetimin e korrupsionit pranë Prokurorisë së krimeve të Rënda, ende nuk ka ndonjë bilanc për dënimin e zyrtarëve të nivelit të lartë”.
Raporti vlerëson disa nga aksionet e ndërmarra nga qeveria, duke theksuar se “përpjekjet intensive të policisë kundër kultivimit të drogave, të kombinuara me të tjera nisma si operacioni në nivel kombëtar kundër vjedhjes së energjisë dhe ndërtimeve të paligjshme, janë pjesë e deklarimit të qeverisë për të siguruar një zbatim më të mirë të ligjit dhe respekt të shtetit të së drejtës. Kjo është pozitive. Megjithatë ka disa shqetësime mbi zbatimin e pjesshëm dhe qëndrueshmërinë e këtyre përpjekjeve, sikundër dhe për ashpërsinë e masave për shkelje relativisht të vogla”, vlerëson raporti.
Duke u ndalur në luftën kundër krimit të organizuar, ambasadori i OSBE-së vlerëson operacionet kundër kultivimit të marijuanës “që kanë çuar në mbi 250 arrestime, por që mesa duket ende nuk ka procedime të suksesshme të niveleve të larta”.
Dhe ndërsa thekson se operacioni i vitit të shkuar në Lazarat riktheu besimin te shteti ligjor dhe policia, “përpjekje të koordinuara nevojiten për të ndjekur dhe dënuar edhe ata që qëndrojnë pas trafikut të drogës”, thuhet në raportin, i cili është ndërkaq kritik për “ndryshimet e shpeshta në të gjitha nivelet e policisë të cilat zbehin trajnimet dhe eksperiencën e fituar”.
Lidhur me reformën në Drejtësi, ambasadori Raunig shprehet se “koalicioni në pushtet po dëshmon angazhim për reformën strategjike dhe aq të nevojshme në fushën e drejtësisë, përmes një procesi përgjithësisht të vendosur, që përfshin ekspertizë ndërkombëtare dhe vendase, e së fundi dhe opozitën”.
Ambasadori vlerëson se “vënia në jetë e reformës do të duhet të trajtojë dobësi të thella strukturore. Megjithatë, nëse opozita nuk do të marrë pjesë plotësisht deri në fund,  kjo mund të dëmtojë, në terma afatgjatë, besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e reformës në drejtësi. Në përgjithësi, politizimi i thuajse çdo problemi dhe paaftësia e theksuar për kompromis do të vazhdojnë ta bëjnë të vështirë arritjen e reformave kombëtare domethënëse dhe të qëndrueshme”, shprehet ambasadori Raunig, sipas të cilit “përparimi i Shqipërisë në sfidat dhe aspiratat themelore, kërkon një program ndryshimesh të thella, afatgjata, përfshirëse dhe konsensuale. Dialogu politik mes qeverisë dhe opozitës, sikundër kompromisi i bazuar në një veprimtari konstruktive në parlament, është thelbësor për qëndrueshmërinë e reformave dhe zhvillimin afatgjatë të vendit”, thekson raporti i OSBE-së

Previous Post

Ekrem Spahiu përjashtohet nga partia

Next Post

Alarmi, kreditë e këqija po rrënojnë ekonominë

admin

admin

Next Post
Alarmi, kreditë e këqija po rrënojnë ekonominë

Alarmi, kreditë e këqija po rrënojnë ekonominë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.