Policia italiane ka vënë në pranga dy persona nga El Salvador si përgjegjës për vdekjen e të riut me origjinë shqiptare, Albert Dreni, i cili vdiq në korrik të vitit të kaluar si pasojë e dhunës barbare që kishte pësuar nga një bandë famëkeqe amerikano-jugore që njihet për dhunën e ushtruar me qëllim kontrollin e territoreve.
Shqiptari 18 vjeçar vdiq më 15 korrik, pas 12 ditësh në koma për shkak të lëndimeve të rënda të pësuara gjatë një sulmi të dhunshëm të kryer në mbrëmjen e 3 korrikut.
Shqiptari u rrah dhe u godit me thikë pasi ndërhyri në përpjekje për të mbrojtur një mik të cilin e kishin piketuar sulmuesit.












