Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar sot, lirimin e tre zyrtarëve lokalë të Hipotekës, të arrestuar një ditë më parë nga polica. Sipas prokurorisë, arrestimi i tyre është i paligjshëm
Një ditë më parë, Policia e Elbasanit finalizoi operacionin e koduar “Konçensioni”, ndërsa arrestoi në flagrancë tre shtetas për shpërdorim detyre, pasi falsifikonin dokumentet, duke bërë tjetërsimin e pronave.
Njëri prej tyre Altin Ago ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet e vitit 2013.
Sipas policisë, këta shtetas, u arrestuan, pasi gjatë muajit shkurt 2015, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në mënyrë të kundërligjshme, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare dhe i kanë dhënë dokumente pronësie me koncesion një firme private, duke bërë tjetërsimin e pronave të banorëve të fshatit Muriqan Elbasan, të cilët e kanë përfituar me Ligjin Nr. 7501, viti 2001, saktësuan të njëjta burime të policisë lokale.
Të arrestuarit e liruar
• Altin Ago, vjeç 37, banues në Elbasan, me detyrë ish-kreu i ZVRPP Elbasan.
• Mentor Tola, vjeç 42, banues në Elbasan, me detyrë inxhinier në ZVRPP Elbasan.
• Alma Pajova, vjeç 40, banuese në Elbasan, me detyrë juriste në ZVRPP Elbasan.











