Një grup kriminal i trafikut të drogës është shkatërruar nga policia greke gjatë një aksioni të ndërmarrë orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në pranga kanë rënë tre persona, mes tyre edhe dy shqiptarë të moshave 34 dhe 48 vjeç. Bashkë me ta është arrestuar edhe një shtetas rumun. Ndërkohë, media greke “Zougrla.gr” raporton se janë shpallur në kërkim edhe katër persona të tjerë, bashkëpunëtorë të organizatës kriminale.
Policia greke njofton se fillimisht ndaloi një automjet ku po udhëtonin dy shqiptarët dhe rumuni dhe gjeti në të sasi të konsiderueshme droge kanabis-çokollatë. Droga u gjet në automjetin e njërit prej shqiptarëve, përkatësisht 34-vjeçarit.
Emrat e shqiptarëve nuk bëhen të ditur nga policia greke, por po hetohet për kapjen e katër të tjerëve.
Hetimet tregojnë se i gjithë aktiviteti kriminal kishte mundur të fitonte rreth 2.5 milionë euro nga shitja e drogës.











