Tre vëllezërit Frati nga Laci ranë në pranga sot pas një aksioni policie për asgjësimin e parcelave me kanabis.
Ndërsa vëllai i katërt do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për armëmbajtje pa leje të armëve sportive. Të arrestuarit janë: Asllan Frati, 52 vjeç; Arben Frati, 36 vjeç dhe Fatmir Frati, 44 vjeç.
Ata kishin kultivuar tri parcela me lëndën narkotike dhe për pak ditë prodhimi do të vilej e të hidhej në treg!
Ata akuzohen për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike. Ndërsa vëllai i katërt, A.F. do të ndiqet në gjendje të lirë.
Pritej që këtë vjeshtë çmimi i kanabisit të binte por aksionet e policisë në të gjithë vendin kanë ulur sasinë e prodhimit duke ruajtur sërish nivele të larta të çmimit i cili është i krahasueshëm me atë të vitit 2012-2013, por shumë më i lartë se ai i vitit 2014, kur edhe është shënuar çmimi më i favorshëm i këtij malli.











