Ish-kryeministri Berisha ka reaguar menjëherë pasi mediat publikuan vetëvrasjen e një të riu në Tiranë për shkak të se i mungonte kasa fiskale.
Ja postimi:
“Mediat njoftojne viktimen e pare te terrorit shteteror ndaj bizneseve qe po ushtrohet ne kuadrin e aksionit per tatimin e jashtezakonshem, me te cilin Edi Rama synon te kompensoje rreth 300 milione euro te vjedhura ne dogana, tatime dhe tendera me kontrabande dhe evazion fiskal, nga ai dhe qeveritaret e tij gjate ketij viti.
Viktima e ketij aksioni terrori te vertete ndaj bizneseve ishte 31 vjeçari Elsjon Nonaj, i cili, pasi e gjobiten 5 milione leke per kasen fiskale, i dha fund jetes se tij ne servisin ku punonte duke kapur telat e korentit pas inspektimit brutal te fallangave te qeverise. Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes te te ndjerit Elsjon Nonaj per humbjen e njeriut tyre me te dashur denoj me ashpersine me te madhe terrorin shteteror ndaj biznesit qe e shtyu ate drejt aktit te veteflijimit, kerkoj ndalimin e menjehershem te aksionit stalinist ndaj bizneseve dhe i bej thirrje prokurorise se shtetit te vendosi para ligjit te gjithe shkaktaret dhe te gjithe ata qe detyruan Elsjonin te ndahet pergjithmone nga femijet dhe familja e tij e dashur. Sb”












