Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me 40 orë punë publike djalin 15 vjecar të deputetit socialist Tom Doshi në vend të mbajtjes së tij një muaj në burg me akuzën e drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt.
Vendimi u mor pak ditë më parë, shkruan panorama, duke saktësuar se orët e detyruara publike do të kryhen brenda një periudhe prej 60 ditësh. “Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin e kryerjes të një pune me interes publik për 40 orë. Kjo punë duhet të përfundojë brenda një periudhe prej 6 muajsh nga dita që ky vendim do të marrë formë të prerë”, thuhej në vendimin e Gjykatës.
Procedimi penal ndaj Doshit 15 vjecar nisi në mars të 2013.
Mëngjesin e kësaj dite i mituri u ndalua nga shërbimet e Komisariatit Nr.1 në Rrugën e Elbasanit pranë Urës së Lanës, teksa po drejtonte një automjet “Audi Q7”, ngjyrë gri. Për shkak të moshës së tij të mitur, ai ende nuk ishte pajisur me një leje drejtimi, e cila përfitohet pas moshës 18 vjeç.












