Sipas të dhënave më të fundit të Eurostatit, Shqipëria zë vendin e parë në Europë për azilantë ndërsa të tretin në botë duke u renditur menjëherë pas Sirisë e Afganistanit, që të dy vende në luftë ose pas lufte.
Lulzim Basha e ka komentuar këtë shifër duke fajësuar qeverinë dhe Ramën se nuk ka asnjë zgjedhje për krizën.
“Te paret ne Europe, te tretet ne bote pas Sirise dhe Afganistanit si azilkerkues. Eurostat publikon “bemat” e qeverise Rama per tremujorin e dyte 2015. Shqiptaret varferohen, qeveritaret majmen. Kokoshi 200 milionesh nuk ka zgjidhje per krizen por vetem shoë, arrogance dhe mashtrime”, shkruan Basha.











