Grupi i tifozëve nga Shkupi të njohur me emrin Shvercerat, kanë akuzuar FSHF-në si mafia, pasi kjo e fundit nuk u dha bileta për ndeshjen Shqipëri – Serbi.
“FSHF-ja na konfirmon se nuk do të na jep bileta për ndeshjen me Serbinë. Bileta nuk do të ketë për asnjë qytetarë për shkak se federata do ti shpërndan biletat nëpër institucionet e tyre. Turp të kenë, futbolli luhet për tifoz. #FSHFMAFIA”, thuhet në postimin e Shvercerave në Facebook.













