Policia e Kosovës ka konfirmuar 11 të plagosur pas një aksidenti me makinë në Prshtinë pikërisht në vendin e quajtur “Te Rrethi”. Makina ka hyrë në një stacion urbani duke marë përpara një grumbull qytetarësh që ishin në pritje të linjës.

Një nga të plagosurit është në gjendje kritike.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë, ka thënë për Express se deri tani, policia ka informacione se janë disa të lënduar. Ajo ka treguar se të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencë në QKUK. Një nga të lënduarit,po trajtohet në një klinikë tjetër.
“Në atë pjesë të qytetit është raportuar për një aksident të rëndë trafiku, ku disa persona janë lënduar, ende nuk mundë të konfirmoj nëse ka viktima nga ky aksident”, ka thënë Ahmeti.












