Djali i bosit meksikan të drogës, El Chapo, ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një makinë me targa shqiptare. Makinë është tip Benz, ku dallohet një pjesë e targave AA dhe stema e Republikës së Shqipërisë, AL. Pamja e ambientit është e vështirë të identifikohet megjithatë ashtu si ne Meksikë, makina është në një pjesë fushore dhe me një pejsazh që të kujton lagunën e Patokut ose kënetën e Karavastasë. Ende nuk eshte vërtetuar nëse kjo foto është montazh.

32 vjecari Ivan Guzman, emri i tij për publikun, djali i bosit të drogës në Meksikë njihet për jetën luksoze që bën, pasi publikon në rrjetet sociale pamje të makinave, vilave, veshjeve të shtrenjta, krahas armëve e drogës. Në çdo fotografi ai e mban fytyrën të mbuluar.
Babai i Ivan Guzman, El Chapo, (Joaquín Archivaldo Guzmán Loera), u arratis në mënyrë spektakolare në korrik të këtij viti nga një burg i sigurisë së lartë.











