Konferenca Gjyqësore Kombëtare e cila do të mblidhet ën 26 tetor, pritet të zgjedhë katër anëtarët e rinj të KLD-së, pas përfundimit të mandatit të anëtarëve Dritan Hallunaj, Ilir Mustafaji, Flamur Kapllani dhe Tritan Hamitaj.
Sipas një njoftimi për shtyp, Gjykata e Lartë njofton se, Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtare vendosi të thërrasë mbledhjen zgjedhore të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, në datën 26 tetor 2015. Objekti i punimeve të kësaj konference do të jetë:
1. Zgjedhja e katër anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas përfundimit të mandatit në KLD. të gjyqtarëve Dritan Hallunaj, Ilir Mustafaj, Flamur Kapllani dhe Tritan Hamitaj. Anëtarët e rinj, do të përzgjidhen nga kandidaturat që do të prezantohen nga gjykatat e rretheve gjyqësore.
2. Zhvillimi i votimeve për rinovimin e përbërjes së organeve drejtuese të K.GJ.K., siç janë; Këshilli Ekzekutiv, Komisioni i buxhetit, Komisioni i etikës, verifikimit të mandateve dhe përmirësimit të vazhdueshëm profesional dhe Komisioni për marrëdhëniet me institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, mediat, organizatat jofitimprurëse dhe publikun.
3. Diskutime mbi çështje të cilat kanë prioritet dhe interes të veçantë për pushtetin gjyqësor.












