Vëllezërit Cali të përfshirë në konfliktin e përgjakshëm me deputetin socialist Armando Prenga kërkuan sot në gjykatën administrative në Tiranë anulimin e tenderit të zhvilluar nga Ministria e Bujqësisë dhe të fituar nga familja Prenga lidhur me shfrytëzimin e Lagunës së Patokut.
Seanca e parë gjyqësore u zhvillua sot në mesditë ndërkohë që pala tjetër e përfshirë në konflikt nuk mori pjesë në seancën gjyqësore.
Mungesa e Prengës në gjykatë është zëvendësuar nga Avokatura e Shtetit dhe Ministria e Bujqësisë. Përfaqësuesit e këtyre dy institucioneve kërkuan që të linte në fuqi vendimi për tenderin e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut duke i mbetur përfundimisht familjes së deputetit socialist tashmë në burg, Armando Prenga.
Gjykata Administrative vendosi që të shprehet lidhur me pretendimet e të dy palëve me 25 shtator.











