Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Median trajtoi sot përgjigjet që organizmat ndërkombëtarë OSBE, KiE, BE, me anë të përfaqësuesve të tyre kryesorë i kanë dërguar komisionit për t’u shprehur në lidhje me kërkesën për amendimin e nenit 62 të ligjit për Mediat 97/2013.
Ky nen i propozuar nga maxhoranca nëpërmjet një amendimi të paraqitur nga deputeti socialist Taulant Balla, ndryshon një nga pjesët më të rëndësishme në ligjin për median që ka të bëjë me rregullimin e pronësisë.
Të gjitha organizmat ndërkombëtare kundërshtuan këtë amendim të maxhorancës. Anëtarët e opozitës cituan shqetësimet për cënimin e pluralizmit mediatik, lirisë së medias, konkurecës së drejtë dhe qëndrimin në unison kategorik kundër të znj.Mijatovic, znj.Vlahutin dhe z.Jagland.

Faksimile e letres se Perfaqesueses se OSBE per Median, Dunja Mijatovic
Kërkesës së deputetëve të opozitës për të votuar rrëzimin e amendamentit të deputetit Taulant Balla, maxhoranca iu përgjigj me shtyrje, thuhet në një njoftim të PD-së për mbledhjen e Komisionit. Kjo kërkesë e PD u shmang me pretekstin se duhen thirrur në dëgjesë grupet e interesit. Me votim me shumicë u vendos thirrja në dëgjesa të grupeve të interesit, të AMA-s dhe të përfaqësuesve të organizmave ndërkombëtarë më kërkesën e deputetëve të opozitës.
Komisioni votoi edhe për hapjen e procedurës për plotësimin e vendeve vakante të AMA.











