Gjykata e Tiranës i ka bllokuar sot pasaportën izraelitit Yoram Frig, i cili u kap duke ikur nga aeroporti i Rinasit me një pajisje të dyshuar se përdorej për përgjime.
Gjykata la në fuqi kështu vendimin e parë dhënë ndaj Frig me kërkesën që ai të mos largohet nga Shqipëria deri në verifikimin e plotë të qëllimit për të cilin ishte përdorur pajisja.
Izraeliti nuk u paraqit vetë në gjykatë, por u përfaqësua nga avokati Vladimir Meçi.
Frig deklaroi në një intervistë se kishte ardhur në Shqipëri i kontraktuar nga biznesmen për të kontrolluar nëse kishte përgjues në biznesin e tij, pasi pajisja që dispononte vetëm kontrollonte, por nuk bënte përgjime.












