Ligji i ri per procedurat tatimore përmban një nen i cili detyron shitesit me pakice te rregjistrojne IMEI-n e aparatit qe i shesin bleresit.
Ndryshimet në ligj janë paraqitur nga qeveria. Para pak muajsh Gjykata Kushtetuese rrëzoi një tjetër vendim të qeverisë që u kërkonte kompanive celulare të regjistronin IMEI-n për të gjithë abonentët e tyre.
Marrja e këtij informacioni tani nëpërmjet kodit të procedurave tatimore përbën shkelje të dënueshme të privacisë së qytetarëve.
Ish-kryeministri Berisha ka reaguar i pari në lidhje me këtë përgjim nga qeveria: “Ne kete menyre çdo qytetar qe blen nje aparat te ri celular do ta kete IMEI-n ne rregjistrin e nje manjaku qe kerkon te mesoje edhe te dhenat, bisedat, mesazhet me private e intime te qytetareve. Pra nje akt policesk, qe Gjykata Kushtetuese e hodhi poshte, pra qe e nxorrem nga dera ndersa Edi Rama e kthen dhe e fut brenda nga dritarja”.












