Image GalleryAksioni kundër informalitetit është një nga çështjet më të diskutuara të ditës në mbarë vendin, që kur nisi më 1 shtator. Qeveria Rama ka marrë masa të ashpra për të gjithë ata që shkelin ligjin, duke përfshirë dhe qytetarët e thjeshtë të cilët duhet të pajisen me kupon në fund të çdo blerjeje.
Por, si është parë ky aksion nga përdorues të shumtë të rrjeteve sociale?
Një pjesë e madhe nuk janë dakord me këtë nismë dhe këtë e tregojnë nëpërmjet fotove ironike dhe plot humor që shpërndajnë çdo ditë në Facebook, Twitter, Instagram etj.











