Këngëtari i njohur shqiptar i muzikës së lehtë, Tonin Tërshana ka ndërruar jetë sot në Tiranë në moshën 66 vjeçare.
Tërshana është një ndër këngëtarët me më shumë trofe të fituar në vendin tonë.
Ish-presidenti Bamir Topi e kishte nderuar atë me titullin “Mjeshtër i Madh”.
Tërshana ka marrë pjesë në mbi 20 festivale dhe ka fituar katër çmime të para.
Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Pavarësisht profilit të tij të lartë në muzikë dhe arte, vetëm pak kohë më parë këngëtari mori një apartament social në Shkozë.












