• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Gazetari i “Deutsche Welle” kryqëzon dhe ironizon Edi Ramën

admin by admin
23 September, 2015
in Politika
0
INTERVISTA/ Gazetari i “Deutsche Welle” kryqëzon dhe ironizon Edi Ramën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KRYQËZIMI I GAZETARIT – “Dhe përveç këtyre të gjithave, është kërcënimi që ju bëtë në maj, kur i thatë gazetës turke, Hyriet: ‘Për sa kohë që ëndrra jonë europiane është gjallë, Ballkani nuk do të ketë shqetësime, por nëse kjo ëndërr zhbëhet, do të kemi shqetësime’. Me fjalë të tjera: Na jepni atë që duam, ose ne do t’iu shkaktojmë probleme’”.

IRONIA E GAZETARIT – “Pra ju nuk keni krim të organizuar? Kështu kur departamenti i shtetit thotë: Shqipëria është një burim dhe vend destinacion për trafikimin, ju nuk keni kriminelë?”.

Në emisionin televiziv “Conflict Zone” të DW kryeministri shqiptar Edi Rama në bisedë me Tim Sebastian flet për sistemin e korruptuar të drejtësisë në vend, ëndrrën për Europën, si dhe fantazmat e së shkuarës në Ballkan.
Gazetari britanik që punon për Deutsche Welle-n dhe drejton emisionin e ri televiziv “Conflict Zone”, Tim Sebastian e ftoi kryeministrin Edi Rama në një intervistë me tone replikuese, ku preken temat më të nxehta aktualisht në Shqipëri, si lufta kundër krimit të organizuar dhe drogës, lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë, por edhe më gjerë, bashkëpunimi në Ballkan dhe rrezikun e rikthimit të fantazmave të së shkuarës në rajon.
“Jam absolutisht i bindur se Europa ka nevojë për Ballkanin sot, ashtu si edhe Ballkani ka nevojë për Europën” shprehet kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në intervistë me Deutsche Wellen, duke theksuar se gjithnjë e më shumë njerëz në Ballkan kanë një lloj lodhjeje me durimin e vazhdueshëm, prandaj nevojitet të lëvizim më shpejt dhe përpara.

“Ballkani është Europë”
“Dua të them se Ballkani është Europë dhe nëse Ballkani sot është një histori e suksesshme e paqes dhe e bashkëpunimit në botën tonë, ka një arsye për këtë, dhe arsyeja është, sepse ne të gjithë duam të jemi pjesë e Europës, dhe nëse paqja erdhi mes shqiptarëve dhe nëse për herë të parë, unë vizitova Beogradin pas 68 vjetësh si kryeministër shqiptar, dhe kryeministri Vučić erdhi në Tiranë, si kryeministri i parë serb që shkeli në Shqipëri, kjo tregon diçka, sigurisht i tregon botës sonë, por tregon para së gjithash aspiratën e njerëzve tanë për të qenë pjesë e Europës…“.

Kërcënim ndaj Europës me fantazmat e së shkuarës në Ballkan?
Një pikë e nxehtë e intervistës është debati i zhvilluar pas pyetjes së gazetarit të Deutsche Welles mbi fantazmat e së shkuarës në Ballkan, të cilin gazetari e cilëson si një kërcënim të Ramës për Europën nëse ajo nuk shpejton me integrimin.

Tim Sebastian: Dhe përveç këtyre të gjithave, është kërcënimi që ju bëtë në maj, kur i thatë gazetës turke, Hyriet: “Për sa kohë që ëndrra jonë europiane është gjallë, Ballkani nuk do të ketë shqetësime, por nëse kjo ëndërr zhbëhet, do të kemi shqetësime. Me fjalë të tjera: Na jepni atë që duam, ose ne do t’iu shkaktojmë probleme”.
Edi Rama: Jo, kjo nuk është kështu
Tim Sebastian: Ky është kërcënim, pse nuk është kështu?
Edi Rama: Nuk është kërcënim.
Tim Sebastian: Tingëlloi shumë si i tillë.
Edi Rama: Tingëlloi i gabuar atëherë, por nuk është kërcënim. Kjo është një e vërtetë e thjeshtë, ne vijmë nga një histori e gjatë e gjakderdhjes, konflikteve e kështu me radhë. Kështu fantazma është e shkuara përreth nesh e ose gjenerata jonë do të bëjë gjënë e duhur dhe do të bashkohemi të gjithë në Europë, dhe kjo merr fund, ose do të jetë fantazma e së shkuarës ajo që do të marrë gjendjen në dorë. Kjo është shumë e thjeshtë… Jam duke e përsëritur se Europa duhet të jetë strategjike në lidhje me Ballkanin, nuk është “business as usual”, është një hapësirë, që ju e dini shumë mirë, se ka qenë problem i madh me shekuj për njerëzit që jetonin në këtë hapësirë, por edhe për kontinentin. Tani është një hapësirë që ndodhet në një moment të ri fantastik të paqes dhe bashkëpunimit, por kjo paqe është shumë e madhe për supet tona.

Sistemi i drejtësisë si industri përfitimi
Një nga frontet më të vështira të reformave në Shqipëri është ajo e sistemit të drejtësisë. Në “Conflict Zone“, kryeministri Rama deklaron se „ne nuk kemi vetëm gjykatës të korruptuar, ne kemi një drejtësi të tërë të korruptuar, që punon si korporatë, si një industri përfitimi. Dhe ne jemi duke e ndryshuar këtë, duke filluar me reformën që do të kalojë këtë vjeshtë”… “Drejtësia është çështja jonë ende e hapur. Dhe unë ua kam thënë gjithmonë bashkëqytetarëve të mi: Nëse ne nuk jemi në gjendje të kemi një drejtësi dinjitoze për vendin, nuk do të jemi kurrë në gjendje të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian”.
Në intervistë për “Conflict Zone”, gazetari i Deutsche Welles prek edhe temën e krimit të organizuar dhe luftën kundër plantacioneve të drogës në Shqipëri, duke marrë përgjigjen nga kryeministri Edi Rama, se janë duke u fshirë nga sipërfaqja plantacionet me kanabis, gjë që solli edhe vlerësime nga Bashkimi Europian. Por gazetari i Deutsche Welles këmbëngul:

Tim Sebastian: Ok, po sa liderë të mafias keni marrë nga rruga. Sa liderë të mafias?
Edi Rama: Liderë të mafias?
Tim Sebastian: Po, dua të them se sa keni burgosur?
Edi Rama: Ne nuk kemi liderë të mafias në Shqipëri, liderët e mafias janë në Europë.
Tim Sebastian: Oh vërtet?
Edi Rama: Natyrisht.
Tim Sebastian: Pra ju nuk keni krim të organizuar? Kështu kur departamenti i shtetit thotë: Shqipëria është një burim dhe vend destinacion për trafikimin, ju nuk keni kriminelë?
Edi Rama: Jo, jo jo, ju folët për liderë të mafias. Liderët e mafias janë në anën tjetër të Adriatikut. Ne kemi krimin e organizuar të lidhur me të dhe të mos flasim më për mafian kombëtare. Nuk ka mafie kombëtare. Nuk ka person të krimit të organizuar që kapet që të mos ketë, tre, katër ose pesë kode në telefonin e tij celular. Kështu ka një ndër-lidhje.

Previous Post

Berisha: Hetim ndërkombëtar për CEZ, Meta të dorëhiqet dhe të hetohet

Next Post

Durrës, për 16 leje abuzive prokuroria 5 vjet burg për ish-kryekomunarin e Rrashbullit

admin

admin

Next Post
Durrës, për 16 leje abuzive prokuroria 5 vjet burg për ish-kryekomunarin e Rrashbullit

Durrës, për 16 leje abuzive prokuroria 5 vjet burg për ish-kryekomunarin e Rrashbullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.