• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLSH padit ish-zyrtarin e OST-së, shkaktoi 6.4 milionë euro dëm

admin by admin
23 September, 2015
in Kronika
0
KLSH padit ish-zyrtarin e OST-së, shkaktoi 6.4 milionë euro dëm
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit padit ish drejtorin e Njësisë së zbatimit të projektit për OST-në, sh. a. dhe mbikëqyrësen kryesore të projektit, “Ndërtimi i qendrës së re dispeçere dhe sistemi Scada EMS”
Në total, nga auditimi rezultoi që dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të kompanisë “OST” sh. a., pra dhe Buxhetit të Shtetit, arrin në vlerën 6,427,733 euro.
KLSH ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzimin penal nr. 516/13, datë 22.09.2015, respektivisht për E. K., me detyrë ish-Drejtore e Njësisë së Zbatimit të Projektit në OST Sh.a. dhe F.D., në cilësinë e Mbikëqyrëses Kryesore të Punimeve, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenin 248 i Kodit Penal, si dhe i ka rekomanduar OST sh. a., dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë marrjen e masave të ndryshme disiplinore deri në largim nga shërbimi civil për dy drejtues  dhe dy punonjës të këtyre dy institucioneve ende në detyrë.
Projekti “Ndërtimi i qendrës së re dispeçere dhe sistemi Scada EMS” ishte ratifikuar në Kuvend me Ligjin nr. 9612, datë 21.09.2006. Dëmi ekonomik që kanë shkaktuar kap vlerën e mbi 6.4 milionë euro.
Për realizimin e projektit nga Qeveria Italiane, banka “Artigiancassa”, ishte rënë dakord dhe është akorduar për palën shqiptare një kredi e butë në shumën gjithsej 51,494,303 Euro.
Në përputhje me objektivat e projektit, në marrëveshjen e kredisë ishte përcaktuar se për një periudhe prej 36 muajsh, kompania “OST” do të pajisej me Qendrën e Dispeçerisë dhe të Telekontrollit (QDT). Por ndonëse jemi në 2015 projekti ende nuk ka përfunduar.
“Në total kosto e projektit nga nisja e tij deri më datë 30.04.2015, duke përfshirë të gjitha burimet e financimit, ka arritur deri më tani në vlerën 71,687,569 euro”, informon KLSH
Nga auditimi i KLSH, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, ndër të cilat më kryesoret janë:
Projekti “Ndërtimi i qendrës së re dispeçer dhe sistemi SCADA EMS”, është ende në proces zbatimi dhe nuk ka përfunduar, ndonëse është vonuar më shumë se 6 vjet. Nga auditimi rezultoi se afati i disbursimit jo vetëm që nuk është plotësuar, por ka pasur disa shtyrje për përmbushjen e këtij afati, ku gjithsej afati i disbursimeve është shtyrë me 54 muaj ose më shumë se 4 vite nga afati prej 36 muaj i përcaktuar në marrëveshjen e kredisë.
Për ndërtimin e linjës 400 kv Tirana 2, punimet kanë përfunduar me vonesë në dhjetor të vitit 2011 dhe duhej të ishte aplikuar penaliteti në masën 0.5% të vlerës përfundimtare të kontratës, për çdo javë vonesë. Ky veprim është në kundërshtim me kontratën datë 21.02.2008, Kushtet e Veçanta të Kontratës, volumi 2, seksioni 3, pika CS-34, duke shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 1,299,152 euro, detyrim ky që duhet të paguhet nga kontraktori.
Në zbatimin në kontratë të zërit “Trajnime në fabrikën e XY, trajnime në Shqipëri dhe testimet e pajisjeve në fabrikë”, u konstatua se është likuiduar vlera prej 1,278,009 euro, e cila është e pa justifikuar me dokumentacionin që vërteton kryerjen e këtij shërbimi dhe përbën dëm ekonomik për OST Sh.a. Mungojnë regjistrat e pjesëmarrjes në trajnime, relacionet e mbajtura pranë fabrikës së XY nga stafi i trajnuar, çertifikatat e lëshuara sipas fushave përkatëse, kondra-biletat e udhëtimeve të kryera, dokumentacion i cili vërteton kryerjen e testimeve në fabrikë, listë-prezencat e pjesëmarrësve në trajnime si në fabrikën e XY në Itali por dhe në Shqipëri, etj.
Në zbatimin e zërit “Parts of telecommunication equipment” për nënstacionet përkatëse u konstatua se është likuiduar vlera 650,000 euro, e cila i përket pajisjeve të reja të komunikimit por në fakt këto pajisje janë të vjetra dhe të bëra upgrade. Nuk ka asnjë dokument që vërteton se cilat karta janë vendosur (çmimi i tyre) dhe cilat janë bërë upgrade për secilën pajisje.
Për periudhën nga fillimi i auditimit deri në vitin 2002, nga NJ.M.P. /OST Sh.a. nuk është bërë raportimi mbi ecurinë e projektit në Ministrinë e Financave në përputhje me VKM nr. 116, datë 24.02.1997.
Për kontratën me objekt “Ndërtimi i Nënstacionit të ri 400/220 kv Tirana 2 dhe zgjerimi i Nënstacionit ekzistues Elbasan 2”, shtesa e kontratës ka tejkaluar fondet e akorduara nga kredia e MC Centrale për projektin “Ristrukturimi dhe fuqizimi i sistemit elektrik Shqiptar për integrimin në sistemin e Ballkanit”, si dhe vlerën e fondit limit të përcaktuar në planin e kombinuar të prokurimit në shumën 1,086,666 euro.
Nga fondet e akorduara për projektin, fondet për administrim të projektit dhe ndihmë për Njësinë e Menaxhimit të Projektit(NJ.M.P.)/OST, të cilat në marrëveshje janë përcaktuar se janë fonde falas për furnizime, blerje dhe shërbime të vogla, në shumën 145,000 euro, nuk i janë dhënë asnjëherë OST Sh.a./NJ.M.P. Për këtë moszbatim të kushteve të marrëveshjes financiare, pala italiane nuk ka dhënë shpjegime.
Mungon dokumentacioni i cili vërteton kryerjen e punëve ose të shërbimeve, aktet e marrjes në dorëzim të pajisjeve të furnizuara dhe nuk ka dokument zyrtar që të vërtetojë se mallrat e prokuruara janë montuar dhe lënë në dispozicion të njësive operative të OST, si mallra në ngarkim të këtyre njësive, duke e bërë të pa mundur marrjen e masave dhe ndarjen e përgjegjësive në rast dëmtimi ose keq përdorimi.
Janë kryer pagesat dhe zhdoganimet për pajisjet “TVC 1-p”, “TVC 3-p”, “Izolatorë qelqi”, “Armadio FOX” tek T.C, si dhe “Projektorë me aksesorët e montimit” dhe “Ekran projektimi i video projektorit” në shumën 140,795 euro, por për këto mallra (pajisje) jo vetëm që mungon dokumentacioni justifikues i cili vërteton se mallrat kanë ardhur në “OST” Sh.a., janë magazinuar, janë kolauduar dhe testuar, por mungojnë edhe pajisjet.
Nga auditimi rezulton se nuk monitorohen nënstacionet 110kv , si p.sh. nënstacioni i Fierit. Për linjat 110kv, qendra dispeçer nuk kryhen dot asnjë ekzekutim të komandave dhe as monitoron temperaturat e auto-transformatorëve. Investimi në këto nënstacione, është i destinuar të amortizohet shumë shpejt, sidomos tek nënstacionet ku pajisjet janë të montuara jashtë kushteve dhe parametrave teknikë. Vlera totale në masën 364,300 euro përbën investim me efekt negativ, duke sjellë rritje fiktive për koston e projektit

Previous Post

FOTO/ Përplasja me armë në Mamurras, dy kushërinjtë konflikt për prostitucionin në Itali

Next Post

Avioni i drogës së Divjakës, dëshmitari rrëzon Riformaton në sallë e gjyqit

admin

admin

Next Post
Avioni i drogës së Divjakës, dëshmitari rrëzon Riformaton në sallë e gjyqit

Avioni i drogës së Divjakës, dëshmitari rrëzon Riformaton në sallë e gjyqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.