Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga paraburgimi balerin e Teatrit Kombëtar Eltion Merja. Policia e arrestoi atë gjatë kontrolleve që kryen në fundjavë në qendër të Tiranës mbrëmjen e 20 shtatorit. Në makinën e tij u një shkop gome, e ngjashme me të forcave të rendit, pasi ishte pjesë e baletit në që po përgaditej për shfaqje.
Balerini Merja është përpjekur të shpjegojë arsyet se pse ai ka një shkop të tillë, por mundimi ka shkuar kot. edhe pse ky i fundit i ka shpjeguar uniformave blu se në shfaqjen e radhës në Teatrin Kombëtar.
Pavarësisht se kanë kaluat tri ditë edhe prokurori i çështjes nuk është i bindur për përdorimin artistik të shkopit të gomës. Ai i kërkoi Gjykatë vleftësimin e ligjshëm të arrestit të balerinit Merja dhe caktimin e masës së sigurisë “detyrim për paraqitjeje”.
Pas kësaj gjyqtari i cështjes urdhëroi lirimin e menjëhershëm.











