Besohet se video e kërcënimit të ish-zyrtarit të CEZ që është person kyc në hetimet e skandalit prej miliona eurosh do të publikohet nesër, nese nuk do të ketë ndryhsim axhende, ndërkohë që mund të shërbejë për të nxitur prokurorinë në hetime të shpejta dhe guximshme. Nuk ka më dyshime se në dosjen e CEZ ka shumë më tepër persona të përfshirë se sa Ismailaj që tashmë ndodhet në burg.
Gazetari Artan Hoxha që bëri publik faktin tha se kërcënimi ka ardhur në emër të Ilir Metës. Nëse regjistrimi i bisedës e vërteton këtë fakt atëherë kemi të bëjmë me rrethana rënduese për Ilir Metën i cili me qetësi dhe dashuri ia ka dalë që të tejkalojë të gjithë cështjet e ngritura mbi të.
Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer në emision Opinion të gazetarit Blendi Fevziu se një dëshmitar i marrë nën mbrojtje i cili po i ndihmon zbardhjes së çështjes me dëshmitë e tij që quhet Elvis Mataj,është kërcënuar nga një përfaqësues i qeverisë shqiptare. “Ky dëshmitar megjithëse ruhet nga trupa speciale është kërcënuar nga një përfaqësues i qeverisë shqiptare që ti japë fund nxjerrjes së sekreteve. Madje për këtë “ngjarje” ekziston edhe një video. Në video duket dëshmitari i marrë në mbrojtje i kërcënuar nga një jurist aktual i OSHE me emrin Rezart Ruçi. Ruçi e ka kërcënuar dëshmitarin në emër të Ilir Metës dhe i ka kërkuar atij të ndërpresë “rrjedhjen” e materialeve. Kuptohet që dalja e tyre ka rënduar Ilir Metën dhe ai ishte njeriu i parë që donte që ajo të ndërpritej”, ka shpjeguar gazetari Artan Hoxha.
Në fakt fill më pas ka telefonuar Rezar Ruçi. Ai e ka pohuar takimin me dëshmitarin por ka mohuar se ka kërcënuar.
Ky është një problem që zgjidhet lehtë me publikimin e videos. Po ashtu zgjidhet lehtë edhe cështja e tekstit. Vetë juristi mund të shpjegojë më qartë motivet që e shtynë ti drejtohet një dëshmitari të ruajtur të drejtësisë, lidhur me një cështje që ende është në hetim, ose të paktën supozohet se nuk është mbyllur me arrestimin e Ismailajt që pronësonte kompaninë DIA prej ku edhe nisin të gjitha historitë e një korrupsioni në milion euro që dyshohet se ka përfshirë edhe zyrtarë të qeverisë shqiptare.











