Një sekretar i shtetit gjerman ka lumturuar sot një ministër dhe një kryebashkiak në Shqipëri. Një marrëveshje për njohjen e penisoneve, reciprokisht, të gjermanëve e shqiptarëve me ndoca vite pune në Shqipëri e Gjermani, ndërsa “me hak” ka “legjitimuar” “lumturinë” e Blendi Klosit, me cilësinë e nënshkruesit si ministër i Mirëqenies Social dhe Rinisë, ka qenë një “lumturi” edhe më e madhe për pararendësin, aktualisht kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
“Sekretari i Shtetit, Jorg Asmussen ishte vendimtar që Shqipëria e Gjermania të njohin, nga sot, pensionet e emigrantëve. Faleminderit për kontributin në MMSR dhe bashkëpunimin në Bashkinë e Tiranës!”, ka uruar Veliaj në “Facebook”, duke bërë edhe rolin e Blendi Klosit, i cili në njoftimin e tij, duket se kishte harruar të uronte “ish-kolegun” e Erion Veliajt, me gjasa, kolegu i tij…
Por, në këtë vjedhje “meritash” Erion Veliaj ishte një hap, besohet i merituar, para Blendi Klosit, kur “harxhoi” dhe “i vari në qafë” edhe “çelësin e qytetit”, Sekretarit gjerman të Shtetit, Jorg Asmussen…












