Bleona, këngëtarja shqiptare, e ftuar në emisionin Opinion për të rrëfyer eksperiencën e saj amerikane, i është kundërvënë Iva Tiços në panel, për ato që gazetarja pati thënë në nëntor kur Bleona doli me fustanin e rrjetës në AMA.
“Ti Iva nuk e pëlqeve fustanin tim. E pres atë reagim nga injorantët, jo nga ty. Cfarë lidhje ke ti me modën njëherë që të komentosh veshjen time. Apo tani që dola unë në Vevo, fillove të thuash fjalë të mira”, ngriti zërin Bleona, ndërsa gazetarja i hapi rrugë.
Revoltën e shprehu dhe për gazetarin e Zonë e Lirë duke thënë, “Arian Çani është një copë idioti”. Vetëm sepse ai ka shpikur dy vargje që sipas Bleonës, e shan: “O Bleona, o Bleona i ke b*thët si vagona”.











