Specialistët Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan, kanë bërë arrestimin në flagrancë të 25-vjeçarit Mario Hyka, banues në fshatin Çengelaj, Peqin.
Ky person u arrestua sepse duke e mashtruar me premtimin për martesë, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me A. Gj., 19 vjeç 19, banuesese në fshatin Çengelaj, Peqin si dhe më pas ka tentuar ta trafikonte në Itali.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i personave, mbetur në tentativë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga nenet 110/a, 22, 102, 110/2 të Kodit Penal.












