Valentin Gjini, 41 vjec është ekstraduar nga Franca në Shqipëri. Për Gjinin gjykata e Kurbinit ka vendosur dënimin me 23 vjet burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese në bashkëpunim.
Valentini sëbashku me babin e tij Ndue GJini dhe dy vëllezërit Kastriotin dhe Aleksandrin vranë xhaxha e nip, Ded Vukaj dhe Luigj Vukaj, më 6 maj të 2013-s.
Ndue Gjini, 74 vjeç, i vetmi i arrestuar e ka pranuar krimin e rëndë, duke pretenduar se ka qenë i vetëm në momentin e vrasjes. Në fund të procesit gjykata vendosi të dënonte Ndue Gjinin me 22 vjet burg, Kastriot Gjinin me 23 vjet burg, Valentin Gjinin 23 vjet dhe Aleksandër Gjinin po me 23 vjet burg.












