Romeo Kara, përgjegjës i OSHE për cështjen në arbitrazh mes DIA dhe qeverise shqiptare deklaroi në news24 nëpërmjet një bisede telefonike se video e takimit mes Mataj dhe Rucit ka keqinterpretime. Ai tha se Mataj është shqetësuar për mundësinë e heqjes së mbrojtjes. Ruci në atë takim nuk ka kërkuar i pari heqjen e telefonave. Mataj i ka thënë atij se ke përgjues me vete dhe Ruci pas kësaj i ka kërkuar që të pastrohen nga telefonat dhe objektet e tjera të elektronike.
Të dy kanë qenë miq tha Kara dhe se një takim i tillë mund të zhvillohej kudo.
Kara tha se Mataj njihet me gjithë dosjen dhe se ajo dosje është gati 40 giga, pra ka një volum të madh.
Sipas Kara edhe kërcënimet publikuara lidhur me dëshmitarin e Mataj nuk janë denoncuar në gjykatën e arbitrazhit. Ato janë në dosje por nuk janë deklaruar atje, tha ai.











