Autoritetet në Arabinë Saudite thonë se të paktën 717 persona janë vrarë në një shtypje masive në Mina, jashtë qytetit të shenjtë të Mekës, ku dy milionë njerëz janë duke kryer haxhin vjetor.
Shkak ka qene numri i larte i pjesemarresve te cilet jane shtypur me njeri-tjetrin, ka raportuar televizioni shtetëror. Qindra të tjerë u plagosën (mbi 800), thanë zyrtarët e mbrojtjes civile, teksa pritet qe numri i viktimave te rritet ne vijim
Kjo është një detyrë fetare për muslimanët e aftë për punë për të përfunduar haxhin, një nga pesë shtyllat e Islamit, qe duhet te behet të paktën një herë ne jete. Ritualet e përfshira në pelegrinazh janë të destinuara për të pastruar shpirtin dhe për të promovuar lidhjet vëllazërore brenda Islamit.
Javën e kaluar, më shumë se 1000 pelegrinë janë evakuuar nga një hotel në Mekë, në orët e hershme të mëngjesit, pasi shpërtheu një zjarr.











