PD dhe LSI kanë bashkuar votat në Dibër për zgjedhjen e kryetarit të këshillit të Qarkut.
Hajri Laçi është zgjedhur kryetar i Këshillit të Qarkut në Dibër. Sipas Ora News, ai ishte kandidati i LSI dhe u zgjodh pas bashkëpunimit mes PD dhe LSI.
PD tërhoqi kandidatin e saj, Sabri Laçi, në minutat e fundit, ndërsa kandidati i LSI fitoi përballë kandidatit të PS, Q. Gjoni.
Kjo është hera e parë në 24 vjet, që ky qark do drejtohet nga e majta.












