Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, hedh poshtë aludimet e ish deputetes demokrate, Mesila Doda se është vetë ai që e ka përjashtuar nga partia për shkak të votimit në Kuvend pro arrestimit të deputetit Tom Doshi.
Paloka deklaroi se Doda ka ikur prej kohësh nga Partia Demokratike, ndërsa ironizoi se ikja e saj e ditëve të fundit mund të jetë nga Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet tek Lëvizja Socialiste për Integrim.











