Vjollca Braho është zyrtari i tretë i PDIU që mbështet largimin e Mesila Dodës nga PD në harkun e dy ditëve.
Kryetarja e Forumit të Gruas në PDIU, e ka ftuar Dodën t’i bashkohet PDIU-së.
“Mikja ime, ti je një nga politikanet femra që ke dhënë një kontribut shumë të madh në politikën shqiptare.
Je kurajoze për ta thënë hapur mendimin tënd e je një vlerë e shtuar që nga koha e pluralizmit e deri më sot kontributi dhe përvoja jote do të ishte nder për çdo parti. Derën e PDIU-së e ke të hapur…”, thotë zyrtarja e lartë e PDIU-së.
Dy javë Mesila Doda nuk u ul në rreshtin e demokratëve në Parlament por pranë deputetëve të PDIU-së.











