Një grua tjetër u godit sonte në orët e vona të mbrëmjes nga I shoqi në fshatin Beltojë të Shkodrës. Alfred Zefi 35 vjec ka qëlluar me thikë gruan e tij pas një debate brenda në familje.
E plagosura 33 vjecare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore sipas burimeve nga spitali I Shkodrës. Ajo fill pas ngjarjes është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia e Shkodrës ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes 35 vjeçarin, që plagosi në gjendje të rëndë bashkëshorten e tij.
Në mëngjesin e së dielës një burrë vrau të shoqen në Shijak sëbashku me vjehrrin. Pak orë më vonë ai vrau edhe veten, duke shkatuar një vdekje të trefishtë.











