Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, ka pasur një ditë të ngjeshur me takime sot.
Gjatë paradites kreu i LSI-së zhvilloi një takim me presidentin Bujar Nishani. Mësohet se ky takim është bërë me kërkesë të vetë Presidentit.
Më pas kryetari i Parlamentit zhvilloi një takim me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Mësohet se takimet kanë pasur në fokus zhvillimet aktuale politike.












