Deputeti i PS-së Koço Kokëdhima është fotografuar duke takuar banorët e zonës së Himarës. Kokëdhima u ul gju më gju me banorët, të cilët nuk ngurruan ti bënin të ditur dhe hallet që i mundojnë.
Nuk dihet se sa ua zgjidhi hallet, por pozicioni i ulur këmbëkryq, gju më gju me popullin, i njohur, është mjaftueshëm për këta banorë, që të ndjehen të kënaqur…











