Deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli mësoehjt se është nisur me urgjencë jashtë vendit për trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Sipas burimeve të besueshme mësohet se deputeti Kadeli ka pak ditë që ndodhej i shtruar në një nga spitalet e Tiranës.
Por pas disa ditësh trajtimi, gjendja e tij nuk u përmirësua ndërsa sonte ajo u rëndua edhe më tepër.
Kadeli u nis jashtë Shqipërisë nga aeroporti i Rinasit.











