Tre persona ndodhen në gjendje të rëndë për jetën pasi u aksidentuan në aksin Korçë – Qatrom.
Nuk dihen saktësisht shkaqet e ngjarjes, por mjeti me të cilin po udhëtonin tre personat, një furgon, doli nga rruga dhe nga ura përfundoi 7 metra poshtë, në kanal.
Sipas Policisë së Korçës, dyshohet që drejtuesi i mjetit ishte duke lëvizur me shpejtësi.
Të dëmtuarit janë Kasëm Çoçi drejtuesi i mjetit, Adem Meçollari dhe Genti Meçollari, të cilët u dërguan në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.











