Një viktimë është regjistruar në një fshat të Korçës, në orët e mbrëmjes së sotme.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qatrom, ku një person, i moshës 17-vjeçare, është goditur për vdekje me thikë. Mësohet se viktima është Romario Kodra, ndërsa autori i ngjarjes së rëndë Agron Fecanji, 16 vjeç banues të dy në Qatrom.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive banale të çastit, ndërsa viktima ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës. Policia po punon për kapjen e autorit pasi kanë marrë edhe dëshmitë e banorëve që u ndodhën në vendin e ngjarjes.











