Polcia e Tiranës ka dhënë sot detaje shtesë, për të kaluarën e viktimave të djeshme, pranë lulishtes “! Maji” në Tiranë.
Sipas policsë së Tiranës, mësohet se nga verifikimet e kryera nga ana e saj, ka rezultuar se shtetasi i cili ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje, Elvis Gaçaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, rezulton me precedent të mëparshëm penal për një sërë veprash penale të dokumemtuara si : “vrasje”,”grabitje”, si edhe për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Po sipa spolicsë, mësohet gjithashtu se nga kontrolli i ushtruar nga forcat e Policisë në banesën e shtetasit Kevin Rugova, 23 vjeç, banues në Tiranë, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës material një sasi e vogël kokainë.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja armë zjarri pistolete tip TT, si edhe 23 gëzhoja armë zjarri automatik, saktëson më tej policia.












