Një këngë e re për kombëtaren shqiptare po njeh ngjitje në youtube. Vetëm për pak ditë ajo ka kaluar 100 mijë klikime. Kënga quhet “Për kombëtaren” dhe këndohet nga B2N. Teksti përshkruan rrugën e kuqezinjve drejt kualifikimit për Euro 2016. Ai u këndon lojtarëve duke filluar nga portieri Etrit Berisha e deri te qendërsulmuesi Sokol Cikalleshi, pa përjashtuar tranjerin Gianni de Biasi.











