Kryeministri Edi Rama, sapo ka hyrë në zyrat e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të ketë një takim kokë më kokë me kreun e Kuvendit, aleatin e ti, Ilir Meta. Mësohet se Ilir Meta ka mbërritur disa minuta më herët në zyrën e tij.
Ngjarjet e fundit në koalicionin qeverisës, një ftohje e dy aleatëve midis tyre, të vëna në dukje edhe nga mediat, ftohje e shtuar më shumë pas plasjes së skandalit të CEZ, besohet se do të jetë temë e bisedës midis dy aleatëve në qeveri.
Takimi i Ramës me Metën është ‘aktiviteti” i tij i parë politik, që pas mbërritjes nga një vizitë disa ditore në New York.












