Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako i ka dorëzuar trupin e Simon Gjetajat, familjarëve të komandantit të FNSH-së të vrarë dje në Shkodër.
Trupi i të ndjerit, nesër në orën 10.00 do të përcillet për në banesën e fundit.
Shokët e dëshmorit të Atdheut, drejtues të Policisë dhe të afërm kanë bërë vizita ngushëllimi në shtëpinë e komandantit të FNSH.












