Një takim tjetër është mbajtur sot mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Parlamenti, Ilir Meta. Takimi i mbajt rreth orës 10.00 të mëngjesit dhe ende nuk ka deklaratë nga protoganistët e takimit.
Sipas burimeve afër Kryeministrit, takimi ishte në vijim të komunikimeve të përjavshme mes dy drejtuesve të koalicionit qeveritar.
Ky është takimi i dytë në tri ditët e fundit pas kthimit të Ramës nga Nju Jorku ku qëndroi për një javë ndërkohë që politika shqiptare ishte mjafte tensionuar lidhur me marrëveshjen e CEZ dhe skandalin DIA-CEZ ku dyshohet se Ilir Meta ka përfituar në mënyrë të paligjshme prej saj.
Rama dhe meta kanë këndvështrime të ndryshme për cilësinë e qeverisjes. Ndërsa Rama këmbëngul që kabineti të mos ketë ndryshime, Meta ka kërkuar disa të tilla në qeveri, përfshi dhe ministrat e tij.












