• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLEDI KASMI/A po e shet Rama ndeshjen me Serbinë?

admin by admin
8 October, 2015
in Opinion
0
BLEDI KASMI/A po e shet Rama ndeshjen me Serbinë?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Atij nuk i intereson ndeshja e fushës. Atij i intereson ndeshja jashtë saj, ku ai po luan prej ditësh keq. Tensionimi i situatës në prag të takimit, duke shitur në mënyrë artificialë si prag lufte një ndeshje futbolli ka kaluar kufijtë e emocioneve dhe simbolikës që paraqet ky takim dhe është një autogol që mund të na kushtojë jo pak.

Gjithçka e gatuar me kujdes në oborrin kryeministror ku Rama të shfaqet paqeruajtës tek ata që na vështrojnë, edhe pse në paqe. Për të bërë heroin, atij i duhej të ndizte zjarrin, nga i cili nuk dihet se kush mund të digjet më shumë. Skema ka ardhur duke u rënduar gjatë këtyre 48 orëve të fundit.

Një arrestim i dyshimtë i një tifozi, që mbart simbolikën e vet solli dje një reagim të madh në rrjetet sociale. Të ashtuquajturat “brigada të kuqe” që ekzistojnë ndoshta vetëm në labirinthet informatike të Kryeministrisë paralajmëruan se do të reagonin me zjarrvënie nëse ai nuk do të lirohej.

Më pas, dalja në konferencë shtypi e ministrit të Drogës në qeveri ishte më shumë se një bufonadë. Flitej për helikopterë lufte që do të përdoreshin për të shoqëruar përfaqësuesen serbe nga aeroporti në Tiranë dhe më pas drejt Elbasanit.

Në funksion të terrorit psikologjik, qeveria ka folur këto ditë për bllokim rrugësh, autostradash, tunelin e Elbasanit, mbyllje të 150 bizneseve në Elbasan, bllokim të tarracave të pallateve dhe deri edhe anulim biletash për të gjithë ata që janë nga Kosova. Shtetrrethim në një lojë luftash.

Në mbrëmjen e djeshme lajmi tjetër ishte se autobusi me të cilin udhëtonin serbët ishte qëlluar me gurë. Këtë e tha vetëm trajneri i Serbisë dhe e konfirmoi përmes një deklarate të dyshimitë policia e ministrit të Drogës, ndërsa vetë lojtarët serbë që udhëtonin në të njëjtin autobus e mohuan që të ishin qëlluar me gurë.

Nemanja Matiç një prej këtyre futbollistëve tha për gazetën serbe “Blic” se, autobusi i tyre nuk ishte qëlluar me gurë. Por, nëse lojtari serb nuk e paska parë gurin si është e mundur që këtë e paska ndjerë përveç trajnerit serb edhe policia e ministrit të Drogës?

E gjithë është një furtunë në gotë uji. Në Shqipëri nuk ka urë me emrin Ibër, që ndan serbët nga shqiptarët. Në Shqipëri ka lojtarë serbë që luajnë me ekipet shqiptare prej vitesh, që janë familjarizuar me këtë vend dhe kanë edhe mbështetësit e tyre. Ata kurrë nuk janë qëlluar me gurë, kurrë nuk janë ofenduar për shkak të atdheut të tyre, madje ata kanë edhe tifozët e tyre.

Shqipëria po ashtu sot është në vendin e tretë në grup dhe nuk ka një rivalitet të drejtpërdrejtë me Serbinë se kush do të kualifikohet në Kampionatin Europian. Ajo është vërtet një ndeshje nga ato që konsiderohen si derbi, por vetëm kaq, sepse biletën për të paktën turin Play Of e kemi të garantur sido që të dalë rezultati i ndeshjes së sotme.

Në Kombëtaren e Shqipërisë ka po ashtu lojtarë nga Kosova që luajnë bashkë me lojtarët serbë në të njëjtat ekipe jashtë Shqipërisë dhe nuk është dëgjuar qoftë edhe për një herë të vetme që ata të kenë pasur probleme mes tyre për shkak të historisë dhe genocidit politik që Serbia ka ushtruar në Kosovë. Përkundrazi, ata komunikojnë si profesionistë, duke respektuar njëri-tjetrin.

Problemi nuk qëndron në fushën e lojës. Problemi qëndron në mendjet e sëmura të politikës. Deliri i “liderit botëror” që ka mbështjellë prej kohësh Kryeministrin tonë anormal e ka bërë atë që të kërkojë që në qendër të vëmendjes sot të mos jetë Kombëtarja, por ai vetë, si paqeruajtës i kësaj situate që e ka tensionuar artificialisht gjatë 72 orëve të fundit.

Rama po luan në tokën serbe dhe aspak për interesat e Kombëtares. Ajo çfarë i ka interesuar më së shumti Serbisë gjatë këtyre ditëve ka qenë pikërisht atmosfera që ai ka krijuar. Serbia kërkonte pikërisht këtë klimë lufte që Rama e ka prodhuar në laboratorët e vet ditët e fundit.

Kjo i nevojitet Serbisë për të krijuar alibinë se, nëse ndeshja mund të ndërpritet nga “provokimet” apo “incidentet”, atëherë ata do ta kenë më të lehtë për të gjetur fajtorët. Paralajmërimin e dha dje Kryetari i Federatës serbe, Kraxhic, që pohoi se ata edhe mund të mos luajnë fare në Elbasan, nëse situata rëndohet.

Në përpjekjen për të bërë heroin paqeruajtës të luftës së tij imagjinare, Rama po rrezikon të shesë shumë lirë dhe për interesa personale politike ndeshjen e sotme. Fitorja e Kombëtares sonë është dhe duhet të jetë vetëm në fushën e lojës sepse jashtë saj është punuar që ne të humbasim, dhe për këtë mjafton që dikush të paraqesë kasetën e djeshme të ministrit të Drogës.

Lojtarët e Kombëtares, janë të vetmit heronj nga i ka kthyer sytë sot kombi dhe që do të triumfojnë mbi skenarët e pistë politikë që mund të jenë gatuar në Beograd apo në Tiranë.

Previous Post

Horoskopi 8 Tetor 2015/ Yjet thonë për JU

Next Post

PARALAJMËRIMI/ Simbolet kombëtare dhe të Kosovës që nuk do të lejohen sot në stadium

admin

admin

Next Post
PARALAJMËRIMI/ Simbolet kombëtare dhe të Kosovës që nuk do të lejohen sot në stadium

PARALAJMËRIMI/ Simbolet kombëtare dhe të Kosovës që nuk do të lejohen sot në stadium

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.