Gjykata e lartë shqyrton kërkesën për ndryshimin e masës se sigurisë ndaj deputetit Mark Frroku duke lënë në fuqi zgjatjen e afatit të hetimit deri 28 dhjetor të këtij viti. Gjithashtu është rrezuar kërkesa e Frrokut për mbyllje të hetimeve, ndërkohë ai shprehet se është i pafajshëm dhe se ky është një burgim politikë.
“Po më shkatërrojnë familjen dhe biznesi. Pas seancës nuk me lënë të shkojë në kuvend . Burgimi im është politik dhe jo çështje hetimore. Kryeprokurori ka qellim burgosjen time. Do provoj të jem i pafajshëm për akuzat. Nuk kam bërë asnjë nderim të pa ligjshëm “, ka deklaruar Frroku












