Dritan Prifti u pyet për rreth një orë në Prokurorinë e Tiranës për çështjen CEZ, ku ka dëshmuar se Ilir Meta është i përfshirë sipas tij në këtë aferë korruptive. Dritan Prifti Dorëzoi në prokurori një video ku dëshmohet se deputeti i LSI Agron Cela ka përfituar para nga DIA
“Dëshmia ime pjesë e sekretit hetimor , dëshmova në lidhje me skandalin CEZ-DIA. Meta mban peshën e aferave korruptive me Ismalajn. Unë dhashë dëshmi dhe prova që implikojnë Ilir Metën” është shprehur Dritan Prifti
Dëshmia e Dritan prifti, u bë pas letrës së Spartak Brahos, drejtuar drejtuesve të institucioneve shtetërore, ku paralajmëronte “destabilizim të vendit”, pas “komplotit” për Ilir Metën, për akuzat e përfshirjes në aferat me CEZ.











